Site logo

Hapat që duhet të merrni për të listuar në StoreTu

StoreTu është një platformë e thjeshtë dhe efikase që lehtëson procesin e blerjes dhe shitjes online.
Ja si funksionon:

Hapi 1: Krijimi i Llogarisë

Regjistrimi: Filloni duke krijuar një llogari në StoreTu (Kliko Ketu per tu regjistruar).  Thjesht plotësoni formularin e regjistrimit me informacionin tuaj personal dhe konfirmoni adresën tuaj të emailit.

Profili: Pas regjistrimit, ju mund të krijoni profilin tuaj, duke shtuar informacion të nevojshëm dhe duke ngarkuar një fotografi të profilit për të rritur besueshmërinë tuaj. Mund të shtoni rrjetet sociale, një website nëse jeni kompani si dhe përshkrime rreth biznesit tuaj.
storetu p1 si te regjistrohesh

Hapi 2: Shtimi i Listimeve

Krijoni një Listim: Pasi të keni krijuar llogarinë tuaj, mund të filloni të shtoni produkte ose shërbime për t’u shitur. Plotësoni informacionin e nevojshëm, si titulli, përshkrimi, çmimi dhe ngarkoni foto të qarta dhe tërheqëse.

Kategoritë: Zgjidhni kategorinë përkatëse për listimin tuaj, duke e bërë më të lehtë për blerësit të gjejnë atë që po kërkojnë.

storetu p4 si te regjistrohesh

Hapi 3: Blerja dhe Shitja

Blerja: Blerësit mund të shfletojnë listimet, të filtrojnë sipas kategorive dhe të kërkojnë produkte ose shërbime specifike. Kur të gjejnë diçka që u pëlqen, ata mund të kontaktojnë shitësin për të bërë pyetje ose për të bërë një blerje.

Shitja: Kur dikush kërkon të kontaktojë me ju do të merrni një njoftim ne baze te dhenave qe keni vendosur. Ju mund të bisedoni me blerësin për të konfirmuar detajet brënda platformës ose jasht saj.

StoreTu nuk mban përgjegjësi për komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet blerësve dhe shitësve. Ne inkurajojmë që të dy palët të takohen gjithmonë në një vend të sigurt dhe të sigurohen për sigurinë e tyre personale para se të ndërmarrin ndonjë veprim ose blerje. Çdo veprim është përgjegjësi e plotë e përdoruesve dhe listuesve.